Investitorët tërheqin 956 milionë dollarë nga bursa Binance

Zhvillimet vinë një ditë pasi ekzekutivi dhe themeluesi i kompanisë Changpeng Zhao dha dorëheqjen e pranoi fajësinë për shkeljen e ligjeve Amerikane kundër pastrimit të parave.

Investitorët tërhoqën rreth 956 milionë dollarë nga bursa kripto Binance në 24 orët e fundit tregojnë të dhënat nga firma analitike Nansen.

Zhvillimet vinë një ditë pasi ekzekutivi dhe themeluesi i kompanisë Changpeng Zhao dha dorëheqjen e pranoi fajësinë për shkeljen e ligjeve Amerikane kundër pastrimit të parave.

Analistët e Nansen thanë për Reuters se të dhënat janë matur vetëm në blockchainin e ethereum.

Shefi i Binance Changpeng Zhao ditën e Marte tha dorëheqjen dhe pranoi fajësinë për shkeljen e ligjeve kundër pastrimit të parave si pjesë e një marrëveshjeje 4.3 miliardë dollarë për ti dhënë fund një hetimi të gjatë disavjeçar në bursën më të madhe kriptomonedhave.

Zhao, i njohur si CZ, personalisht do të paguajë 50 milionë dollarë dhe i është ndaluar çdo përfshirje në Binance. Ligjet Amerikane parashikon dënim me burg mes 10 deri në 18 muaj për akuzat me të cilat përballet. Prokurorët kanë kërkuar një dënim 18 mujore sipas New York Times.

Që nga ditët e para të Binance gjer më sot, Zhao ka mbajtur një kontroll të fortë mbi bursën si një lider i fuqishëm i përqendruar tek dominimi i tregut. Në postet drejtuese të saj instaloi njerëz të afërt, shumica e të cilët kishin punuar apo studiuar në Kinë.