iPhone 14 Pro Max shitet për 1099 dollarë, por sa kushton për tu prodhuar?

Sipas CounterPoint Research, Apple shpenzon mesatarisht 464 dollarë për prodhimin e iPhone 14 Pro Max. Kjo njihet edhe si kostoja e materialeve(BoM) dhe përfshin aspektket fizike të pajisjes.

Nëse dëshironi të keni iPhone më të fundit dhe më të mirë, duhet të blini iPhone 14 Pro Max. Është iPhone me funksionalitetet më të avancuara, përfshirë çipin më të fundit, kamerën më të mirë, ekranin më të madh, baterinë më të madhe dhe të gjitha veçoritë e reja përfshirë Dynamic Island.

E gjitha kjo kushton 1099 dollarë për versionin më të minimal me 128GB memorie. Megjithatë nuk kushton 1099 dollarë për të prodhuar një të tillë.

Sipas CounterPoint Research, Apple shpenzon mesatarisht 464 dollarë për prodhimin e iPhone 14 Pro Max. Kjo njihet edhe si kostoja e materialeve(BoM) dhe përfshin aspektket fizike të pajisjes.

Kjo kosto për iPhone 14 Pro Max është afër 42 përqind të vlerës. Komponenti më i kushtueshëm i iPhone 14 Pro Max është çipi i Apple.

CounterPoint thotë se 22 përqind e kostos së materialeve të një iPhone 14 Pro Max zihet nga A16 Bionic. BoM nuk përfshin kostot e dërgesave, apo kostot R&D që Apple shpenzoi për dizajnimin e iPhone.

Edhe BoM e iPhone 14 Pro Max mbetet një shifër interesante sepse është 3.7 përqind më e lartë sesa iPhone 13 Pro Max ndërsa çmimi në dyqane ka ngelur i njëjtë. /PCWorld Albanian