iPhone juaj i ardhshëm mund të jetë prodhuar në Indi

Foxconn kishte planifikuar të investonte 700 milionë dollarë në fabrikën e re ndërsa shteti Indian tha se projekti ka shkuar në 1.59 miliardë dollarë.

Furnizuesi më i madh i Apple Foxconn do të fillojë prodhimin e iPhone në shtetin Karnataka në jug të Indisë në Prill të vitit të ardhshëm.

Projekti do të krijojë 50 mijë vende të reja pune dhe kompania Tajvaneze Foxconn është prodhuesi kryesor i telefonëve Apple.

Kompania ka ndërtuar modelet e vjetra të iPhone në fabrikat e saj në shtetin e Tamil Nadu që prej 2017-ës.

Ndërkaq muajin e kaluar kompania njoftoi ndërtimin e fabrikës në qytetin Bengaluru të Karnataka me një hapësirë prej 1.2 milionë metra katror.

Foxconn kishte planifikuar të investonte 700 milionë dollarë në fabrikën e re ndërsa shteti Indian tha se projekti ka shkuar në 1.59 miliardë dollarë.

Sipas Reuters Foxconn ka vendosur një objektiv prodhimi prej 20 milionë iPhone në fabrikën e re. Vendimi i Apple për të prodhuar modelin flagship në Indi është përpjekje për të diversifikuar zinxhirët e saj të prodhimit jashtë Kinës ndërsa tensione tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit janë në rritje.

Shumica e iPhone prodhohen në Kinë. Në Indi iPhone montohen nga disa furnizues përfshirë Foxconn. Aktualisht India ka vetëm 5 përqind të prodhimit të iPhone.