Irani dënon “shkeljen” e shenjtërisë së Al-Aksas nga Ben-Gvir

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar ashpër vizitën e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, duke e quajtur një “shkelje të hapur të shenjtërisë dhe statusit fetar” të vendit të shenjtë për muslimanët.

Ben-Gvir, i njohur për qëndrimet e tij ekstremiste, deklaroi se vetë udhëhoqi kolonët hebrenj në lutje brenda kompleksit, një veprim i paprecedentë, ndonëse ka hyrë aty edhe më parë.

Zëdhënësi i ministrisë iraniane, Esmaeil Baghaei, e cilësoi Ben-Gvir-in si një “ministër kriminel” dhe tha se veprimi i tij përbën shkelje të rezolutave të OKB-së dhe tregon “qëllimet e errëta të regjimit sionist për të nxitur tensione dhe kriza në territoret palestineze të pushtuara dhe më gjerë në rajon”.

Ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të detyrojnë Izraelin të ndalë politikat e tij raciste dhe shtypëse ndaj popullit palestinez. /mesazhi