Irani dhe Katari diskutojnë për “marrëdhëniet dypalëshe”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian dhe zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al-Thani diskutuan për “çështjet dypalëshe dhe ato rajonale”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme thuhet se Abdollahian zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij Al Thani.

Dy ministrat vendosën theksin mbi forcimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Katarit ndërkohë krahas çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare u konsultuan për çështjen e negociatave bërthamore dhe zhvillimeve në Ukrainë.

Abdollahian dhe Al-Thani uruan njëri-tjetrin për Fitër Bajram.

– Abdollahian i uron Bajramin ministrave të Jashtëm të vendeve islame

Në një deklaratë tjetër nga ministria thuhet se Abdollahian u ka dërguar mesazhe të ndara dhe u ka uruar Fitër Bajramin homologëve të tij nga vendet arabe.

Duke vënë në dukje rëndësinë e Fitër Bajramit, Abdollahian këtë Bajram e ka cilësuar si një muaj falënderimi në të cilin formohet lidhja e adhurimit, bindjes, miqësisë dhe vëllazërisë së muslimanëve për realizimin e idealeve të mëdha islame.

Po ashtu në mesazhin e tij, Abdollahian theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të liderëve të vendeve islame në forcimin e solidaritetit të muslimanëve dhe përparimin e shoqërive islame.