Gjykata në Iran sot ka dënuar me vdekje një person për spiunazh të pretenduar për SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholam Hossein Esmaeili tha se aktvendimi është shqiptuar për “akte spiunazhi dhe bashkëpunimi në shkallë të gjerë me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA)”.
Ai, megjithatë, nuk zbuloi emrin dhe kombësinë e spiunit të pretenduar.
Zëdhënësi tha se tre persona tjerë iranianë u dënuan me 10 vjet burg secili për “punë për shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike”.
Ai theksoi se të katër personat u arrestuan vitin e kaluar.








