Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon: Do djegim çdo anije që...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon: Do djegim çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër të

“Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit” , kështu ka njoftuar Garda Revolucionare.

Gjithashtu ka paralajmëruar se ushtria do t’i vërë flakën çdo anijeje që përpiqet të kalojë nëpër të.

Ngushtica e Hormuzit është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë dhe kontrollohet nga Irani.

Rreth një e pesta e naftës në botë kalon përmes rrugës ujore që lidh prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Gjirin me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.