“Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit” , kështu ka njoftuar Garda Revolucionare.
Gjithashtu ka paralajmëruar se ushtria do t’i vërë flakën çdo anijeje që përpiqet të kalojë nëpër të.
Ngushtica e Hormuzit është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë dhe kontrollohet nga Irani.
Rreth një e pesta e naftës në botë kalon përmes rrugës ujore që lidh prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Gjirin me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.








