Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka bërë thirrje për unitet rajonal dhe bashkëpunim mes vendeve të Lindjes së Mesme, ndërsa numri i viktimave nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ka kaluar shifrën 1,000.
Në deklaratat e tij, Pezeshkian theksoi se siguria dhe stabiliteti duhet të arrihen përmes përpjekjeve të përbashkëta të shteteve të rajonit dhe me respekt të plotë për sovranitetin e secilit vend. Ai u shpreh se Teherani është i detyruar të mbrojë veten pas asaj që e quajti “agresion amerikan-izraelit”.
Sipas presidentit iranian, Irani nuk kërkon përshkallëzim, por do të reagojë për të mbrojtur territorin dhe popullin e tij, duke shtuar se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal. /mesazhi








