Mediat iraniane kanë raportuar për një sulm amerikan në ishullin Hengam, në jug të Iranit, ndërsa përshkallëzimi ushtarak mes Washingtonit dhe Teheranit vazhdon, transmeton Anadolu.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se predha amerikane goditën një objekt në ishull, i cili ndodhet në jug të ishullit Keshm, pranë Ngushticës së Hormuzit.
Nuk u dhanë detaje lidhur me viktimat apo dëmet e shkaktuara nga sulmi.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit për shkak të situatës rreth Ngushticës së Hormuzit, ndërsa të dyja palët kanë shkëmbyer sulme, pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synonte t’i jepte fund konfliktit dhe të çonte drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.





