Ish-gjenerali pretendon fitoren në zgjedhjet presidenciale të Indonezisë

Prabowo Subianto

Ish-gjenerali i ushtrisë me një të kaluar të diskutueshme, Prabowo Subianto, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Indonezisë.

Rezultatet jozyrtare tregojnë se Subianto, 72 vjeç, fitoi gati 60% të votave – mjaftueshëm për të shmangur balotazhin presidencial – me rreth 85% të votave të numëruara, sipas organizatës shtetërore të lajmeve Antara, dhe degës së CNN-it në Indonezi.

Prabowo u tha mbështetësve në Xhakartë se ai dhe bashkëkandidati i tij Gibran Rakabuming Raka, i cili është djali i madh i presidentit Joko Widodo, do të qeverisin “për të gjithë njerëzit e Indonezisë”.

Në garë ishin tre kandidatë kryesorë, një ish-gjeneral ushtarak dhe dy ish-qeveritarë.

Indonezia është vendi i katërt më i populluar në botë dhe shtëpia e popullsisë më të madhe myslimane në botë. Më shumë se 200 milionë njerëz në 38 provinca kishin të drejtë të votonin të mërkurën, në ato që u cilësuan si zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë. /koha