Ish-kryetarja e Preshevës: Ja si më shkarkoi Aleksandër Vuçiq (Video)

rdita Sinani, e cila për rreth gjashtë muaj udhëhoqi me Komunën e Preshevës, po thotë se vendimi për shkarkimin e saj nga ky post është bërë me direktiva të Presidentit serb Aleksandër Vuciq.

Ajo në emisionin “Fakt Plus” komisionin që mori vendim për shkarkimin e saj e quajti si komision të dhunshëm.

Madje, shkak për këtë vendim ajo po thotë është lufta që ajo ka bërë për ndalimin e korrupsionit në këtë komunë.

Ardita Sinani, Kandidate për Kryetare të Preshevës

Foli edhe për të drejtat e shqiptarëve në këtë komunë.

E pas vendimit për shkarkimin e saj nga Kryetarja, shteti serb i ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Preshevës, për datën 24 dhjetor.

Në këto zgjedhje, Sinani prapë po garon për kreun e kësaj komune, nga radhët e partisë për Veprim Politik, dhe u premtoi qytetarët se do e ndalon korrupsionin dhe do të ketë zhvillim ekonomik e hapje të vendeve të reja të punës.

Kurse, ajo po i akuzon disa parti shqiptare se janë të lidhura ngushtë financiarisht me persona të afërm të Aleksandër Vuciq, dhe se siç tha ajo, ata nuk kanë interes që të punojnë për të mirën e shqiptarëve të asaj ane.Zgjedhjet do të mbahen me 23 dhjetor.

Për më shumë ndiqeni kronikën: