Trupi i ish-zv/ministrit rus të Drejtësisë, Sergei Tropin, u gjet në një apartament në pjesën perëndimore të Moskës, pa shenja dhune, njoftuan shërbimet e emergjencës, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, zyrtarët e emergjencës thanë se trupi i Tropinit u zbulua në banjën e apartamentit.
“Nuk ka shenja të krimit. Shkaku i vdekjes po përcaktohet”, tha një burim për agjencinë Tass.
Tropin shërbeu si zv/ministër i Drejtësisë i Rusisë gjatë viteve 1996-1997.






