Ishin nisur për dasëm, humbin jetën në aksident prindërit dhe motra e nuses

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin tragjik kur prindërit dhe motra e një nuseje humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor, teksa ishin nisur për në dasëm.

Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në Makhachkala, në jug-perëndim të Republikës së Dagestanit të Rusisë, ku siç shihet edhe në video, përplasja ka qenë fatale.

Në filmim duket teksa një Lada e zezë, ishte duke u kthyer majtas, ndërsa një makinë Toyota vjen me shpejtësi dhe e përplas atë.

Kamera brenda makinës tregon se si “Lada” ndryshon papritur rrugën e saj, por përplasja ishte e pashmangshme.

Të afërmit e nuses kishin qenë duke pritur në trotuar për tu futur në ceremoninë që do të zhvillohej në një hotel në qytetin Dzhami.

Është raportuar se një nga drejtuesit e mjeteve gjithashtu vdiq në aksident, ndërsa tjetri është dërguar në një spital lokal me plagë të shumta.