Islami i vërtetë është dituri, punë dhe moral fisnik…

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Feja jonë nuk njeh këtë ndarje mes diturisë dhe besimit dhe ajo nuk plotësohet, veçse me të dyja.
Islami i vërtetë është dituri, punë dhe moral fisnik në krah të besimit në Allah, adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Tij.
Kjo ana e diturisë (shkencës) në fe, kjo është ajo, që na mungon. Sepse, myslimanët, ata janë, të cilët meditojnë në krijimin e qiejve dhe tokës, ndërsa ne nuk meditojmë.
Ata janë, të cilët kërkojnë rritje në dituri (shkencë) për çdo ditë dhe thonë: “Dhe thuaj: O Zoti im, më shto dituri”, ndërsa ne nuk kërkojmë rritje në dituri (shkencë) dhe as rritje në njohuri.
Për shkak të këtij boshllëku mendor dhe fetar kemi rënë në grackat e ideve të gabuara politike, të interpretimeve të gabuara politike dhe në rrjetën e thënies që është përhapur se ne jetojmë në një shoqëri injorante mosbesimtare”!
______________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Rënia e së majtës”