Islami kërkon besimtar permanent, lidhje të përhershme me All-llahun…

Dr. Jusuf Kardavi (r.a)

Islami nuk kënaqet që besimtari të jetë hyjnor në xhami, të bjerë në ruku e sexhde sa është aty, të tregohet fetar e i përkulur, e kur të dalë jashtë tempullit, të shëndërrohet në njeri shtazarak ose djallëzor.

Nuk bëhet fjalë për Islam autentik edhe në rastet kur dikush është besimtarë vetëm në Ramazan, e me të mbaruar të këtij muaji të shenjtë përfundojnë edhe ibadeti dhe respekti i tij. Besimtarët e këtillë sikur e adhurojnë Ramazanin e jo Zotin e Ramazanit. Për këtë arsye ‘të parët tane të mirë’ (selefus-salih) kanë thënë: ‘Bëhu njeri i Zotit, e jo njeri i Ramazanit!’

Muslimani s’duhet të jetë besimtar vetëm për sa është në afërsi të Qabes, Xhamisë së Pejgamberit a.s., afër vendeve tjera të shenjta, e kur ta kryejë ibadetin e haxhit ose të umres me të gjitha pjesët përbërëse e të kthehet për në shtëpi, ta harrojë atmosferën dhe ambientin hyjnorë e të thellohet në jetën lëndore sikur që thellohen të shkujdesurit.

Islami pra kërkon besimtar permanent, lidhje të përhershme me All-llahun, në xhami, rrugë, shtëpi, në punë, në muajin Ramazan, ne Sheval e po ashtu edhe në muajt e tjerë; gjatë kryerjes së detyrave të haxhit në Mekke, në Arafat, në Medinë, por edhe pas kthimit në atdhe, kërkon pra nga besimtari të jetë aktiv në çdo vend, në çdo kohë dhe rast.

Nga: Dr. Jusuf el Karadavi (r.a)

Përktheu: Ahmet Dermala