Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Itali, brenda 24 orëve kanë mbërritur 1.175 emigrantë të parregullt

Itali, brenda 24 orëve kanë mbërritur 1.175 emigrantë të parregullt

Gjatë 24 orëve të fundit 1.175 emigrantë të parregullt kanë mbërritur në ishullin Lampedusa në jug të Italisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, që nga mesnata 705 emigrantë të parregullt me 17 varka kanë mbërritur në ishullin Lampedusa, pjesa më e afërt tokësore e Italisë me Afrikën e Veriut.

Në lajm thuhet se dje në ishull erdhën 470 emigrantë të parregullt me ​​13 varka, kështu që numri i emigrantëve në 24 orët e fundit ka arritur në 1.175. Emigrantët e parregullt kanë ardhur nga vende si Siria, Sudani, Jemeni, Senegali, Mali, Guinea, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Gambia dhe Çadi.

Theksohet se një varkë me emigrantë u përmbyt në brigjet e Lampedusa-s. Roja bregdetare italiane ndërhyri dhe shpëtoi 20 persona dhe gjeti trupin e një gruaje.

– Këshilli i Ministrave mblidhet në vendin ku ndodhi tragjedia e emigracionit

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Ministrave në këtë qytet pasdite për shkak të fatkeqësisë së varkave të ndodhur më 26 shkurt në brigjet e Steccato di Cutro në jug të vendit, në të cilën të paktën 72 emigrantë të parregullt humbën jetën.

Opozita dhe organizatat joqeveritare kanë kritikuar prej disa kohësh qeverinë e koalicionit të djathtë dhe ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi, për mungesën e një operacioni shpëtimi përpara katastrofës dhe për mosshfaqjen e vëmendjes së nevojshme pas katastrofës.

Kryebashkiaku i Crotone-s, Vincenzo Voce kritikoi se ata nuk mund ta shihnin qeverinë me ta në këtë ngjarje. “Nëse nuk besoni të tregoni afërsinë tuaj si kryeministre, të paktën ejani si nënë”, tha ai.