Italia e ka mposhtur Turqinë 3-0, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian.
Kombëtarja e Italisë e dominoi tërësisht ndeshjen, duke mos i lejuar asnjë mundësi të mirë shënimi Turqisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve të shumta që kishte Italia.
Pjesa e dytë, nisi mjaftë mirë për “Azzurët” që kaluan në epërsi në min 53’ pas një autogoli të Merih Demiral, pak minuta më vonë në min e 66’ rezultatin e dyfishoi Ciro Immobile, ndërsa goditjen përfundimtare Turqisë ja dha Lorenzo Insigne me golin e tij në min e 79’.
Italia ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Zvicrës më 16 Qershor, në të njëjtën ditë Turqia luan kundër Uellsit.