Ballina Lajmet Izrael, shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

Izrael, shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

Në Izrael është shënuar vdekja e parë në vend nga koronavirusi (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se një person i gjinisë mashkullore 88- vjeçar i paidentifikuar ka vdekur nga koronavirusi.

I moshuari ishte diagnostikuar me Covid-19 një javë më parë dhe ndodhej në trajtim në një spital në Kudsin Perëndimor. Ai ka vdekur në orët e natës pas përkeqësimit të situatës së tij.

Në Izrael ky është rasti i parë i vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Në deklaratën e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se në vend numri i rasteve me Covid-19 ka arritur në 705 ku 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë.