“Izraeli arreston të afërmit e të burgosurve të arratisur palestinezë”

Forcat izraelite arrestuan të afërmit e gjashtë të burgosurve palestinezë, të cilët u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në Izraelin verior, bëri të ditur sot një OJQ palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat ushtarake mblodhën katër të afërm të të burgosurve të arratisur në qytetet Arraba dhe Ya’bad në veri të Bregut Perëndimor, tha Shoqata Palestineze e të Burgosurve në një deklaratë.

Forcat izraelite gjithashtu filluan kërkimet shtëpi më shtëpi në qytetet Arraba, Ya’bad, Bir al-Basha dhe Deir Abu Da’if në Bregun Perëndimor, sipas banorëve vendas.

Të hënën, gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa në Izraelin verior.

Derisa u përshëndet nga fraksionet palestineze si një “fitore e madhe”, arratisja nga burgu u konsiderua në Izrael si dështim i papranueshëm i sigurisë dhe inteligjencës. /aa