
Izraeli dhe Spanja janë aktualisht të përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike pas akuzave nga Izraeli se disa ministra spanjollë kanë treguar simpati për Hamasin.
Madridi ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit.
Konflikti buron nga politikanët spanjollë të krahut të majtë në qeverinë e koalicionit që akuzojnë Izraelin për përfshirje në atë që ata e quajnë “gjenocid” të popullit palestinez.
Të shtunën, Ione Belarra, e cila shërben si ministre e të drejtave sociale të Spanjës dhe është udhëheqësja e Podemos, partnerët më të vegjël në koalicionin e udhëhequr nga socialistët, sugjeroi se qeveria spanjolle duhet ta sjellë Netanyahun përpara gjykatës penale ndërkombëtare për t’u përballur me akuzat për krime lufte. /mesazhi


