Izraeli do t’i hedhë 1 milion vaksina “Pfizer”, të skaduara

Më shumë se 1 milion doza të vaksinës “Pfizer” që po mbahen në Izrael dhe të cilave do t’u skadojë afati në fund të muajit korrik, mund të përfundojnë në shportë mbeturinash, si pasojë e dështimit të një marrëveshjeje me Britaninë e Madhe.

Izraeli ia kishte ofruar këto doza Britanisë, si pjesë e planit për shkëmbim me po të njëjtat doza të vaksinave që vendi pritet t’i marrë nga “Pfizeri” në shtator. /albinfo