Autoritetet izraelite kanë konfirmuar të enjten se trupi i dorëzuar një ditë më parë nga Hamasi i përket punëtorit bujqësor tajlandez Sudthisak Rinthalak.
Trupi i Rinthalak u nxor nga Gaza nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe më pas iu dorëzua ushtrisë izraelite për ekzaminime mjekoligjore.
Ndërkohë, trupi i oficerit të policisë izraelite Ran Gvili — pengu i fundit, i gjallë ose i vdekur, që ende nuk është kthyer — mbetet në Gaza.
Kthimi i trupave të fundit është një nga kushtet kryesore të fazës së parë të planit të armëpushimit të prezantuar nga presidenti Donald Trump, ndërsa shkëmbimet vazhdojnë nën një armëpushim të brishtë. /mesazhi








