Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi të hënën vonë se rreth 40 shtetas izraelitë u ndaluan gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin “Domodedovo” në Moskë, transmeton Anadolu.
Pasagjerët u mbajtën për rreth pesë orë dhe u morën në pyetje nga autoritetet ruse. Grupi përfshinte fëmijë si dhe persona me shtetësi të dyfishtë.
Zyrtarët e sigurisë ekzaminuan telefonat celularë të udhëtarëve dhe bënë pyetje në lidhje me konfliktin Iran-Izrael, thanë raportimet.
Gjatë marrjes në pyetje, zyrtarët u thanë pasagjerëve se Irani është aleat i Rusisë dhe se armiqtë e Iranit konsiderohen “armiq të Rusisë”, duke shtuar se vizita e tyre në Moskë “nuk ishte e dëshiruar”, thanë njoftimet.
Tel Avivi lëshoi një paralajmërim udhëtimi duke i këshilluar qytetarët izraelitë kundër vizitës në Rusi, tha ministria.





