Qeveria izraelite ka miratuar ndërtimin e një vendbanimi të ri të paligjshëm në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Plani, i mbështetur nga ministri i Financave Bezalel Smotrich, parashikon ndërtimin e rreth 3,600 njësive të reja banimi.
Kritikët thonë se ky vendim shkel të drejtën ndërkombëtare dhe synon të pengojë krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez, duke ndryshuar realitetin demografik dhe gjeografik në terren.
Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar vazhdimisht zgjerimin e vendbanimeve izraelite, duke e cilësuar atë si një pengesë serioze për paqen dhe zgjidhjen me dy shtete. /mesazhi





