Izraeli shkatërroi fshatin palestinez Al-Arakib për të 210-tën herë

Forcat izraelite shkatërruan edhe një herë fshatin palestinez Arakib në shkretëtirën Najaf në jug të vendit, duke lënë shumë njerëz të pastrehë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakib, Aziz et-Turi, për AA tha se forcat izraelite shkatërruan fshatin që bastisën për herë të 210-të.

Turi theksoi se banorët e rajonit këtë herë do të ndërtojnë përsëri shtëpitë e tyre, siç bëjnë pas çdo shkatërrimi nga forcat izraelite.

Më shumë se 80 palestinezë me shtetësi të Izraelit jetojnë në fshatin Arakib, të cilin Izraeli e shkatërroi për herë të parë në korrik të 2010.

Qeveria e Tel Avivit pretendon se fshati është “krijuar ilegalisht dhe duhet të shkatërrohet”. Nga ana tjetër, banorët e fshatit theksojnë se këto toka janë trashëguar nga gjyshërit e tyre shumë kohë përpara se të themelohej Izraeli.

Banorët rindërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo prishjeje

Banorët e fshatit vazhdojnë rezistencën duke rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike pas çdo shembjeje nga forcat izraelite.

Izraeli, i cili nuk ofron shërbime të detyrueshme si energjia elektrike dhe uji për Arakib, si në fshatrat e tjerë në rajonin e Najafit, nuk e njeh pronësinë e tokës së palestinezëve që jetojnë në rajon.