Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia

Izraeli ka tërhequr diplomatët e tij nga Turqia si një masë paraprake sigurie, i tha AFP të enjten një burim i afërt me shtetin hebre që tashmë i ka këshilluar qytetarët të largohen.

“Është një masë e përkohshme, e cila duhet të jetë afatshkurtër,” tha burimi, i cili nuk pranoi të citohet me emër, shkruan The Times of Israel.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të martën vonë u bëri thirrje të gjithë izraelitëve në Turqi që të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të mërkurën, konsullata e saj në Stamboll tha se ishte për sigurinë e tyre duke pasur parasysh ‘kërcënimet terroriste në rritje’ kundër izraelitëve jashtë vendit. /abcnews