Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit pothuajse një vit pas armëpushimit

Ndërsa këtë muaj po mbahet një armëpushim i brishtë në Gaza, Izraeli ka kryer sërish sulme ajrore në Libanin jugor, pothuajse një vit pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Sulmet pothuajse të përditshme izraelite janë bërë tashmë të zakonshme në Liban. Ekspertja Mona Yacoubian nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha se Libani mund të shërbejë si “model për Gazën”, duke i dhënë ushtrisë izraelite liri për të goditur kurdo që e sheh të nevojshme, pa rifilluar një luftë të plotë.

Ajo shtoi se situata nuk pritet të ndryshojë, përveç nëse arrihet një marrëveshje e re përmes negociatave të fshehta të ndërmjetësuara nga SHBA. Ndërsa për Gazën, Yacoubian theksoi rolin e rëndësishëm të Katarit, Egjiptit dhe Turqisë si ndërmjetës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, mbi 270 persona janë vrarë dhe 850 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që nga nëntori i kaluar. Presidenti libanez Joseph Aoun i ka quajtur sulmet “agresion i hapur ndaj objekteve civile.” /mesazhi