Ja pse po vdesin kosovarët në vendet e tyre të punës (Foto)

Vdekjet e punëtorëve në vendet e punës janë bërë të shpeshta në Kosovë. E njëra ndër shkaqet mbetet pasiguria që ofrojnë kompanitë ndërtuese.

Agjencia e Lajmeve Informimi, sjell disa fotografi të bëra në njërën nga punishtet në kryeqytet.

Aty shihet se si vinçi është vendosur lart dhe mbi të shihen dy punëtorë e që nuk janë aspak të sigurt.

Madje ky vinçë i vendosur prapa Ministrisë së Arsimit, konkretisht në lagjen Aktash në kryeqytet përbën rrezik edhe për banorët dhe veturat që lëvizin aty pari.

Mbetet punë e Inspektoratit të Punës të dalë dhe të konstatojë nëse kjo kompani ndërtimi ofron siguri dhe kushte të duhura.