Ja sesi të përdorni NameDrop, një prej funksionaliteteve unike të Apple iOS 17

NameDrop është shumë i thjeshtë për tu përdorur. Thjeshtë mbani iPhone tuaj pranë iPhone të dikujt tjetër dhe kaq mjafton.

Me iOS 17 Apple lançoi një funksionalitet të ri quajtur NameDrop. Ky mjet ju jep mundësi përdoruesve të ndajnë menjëherë dhe shpejtë informacione të kontaktit me njerëz të tjerë thjeshtë duke vendosur dy iPhone pranë njëri-tjetrit.

Është i ngjashëm me një mjet ekzistues quajtur “Tap to Share” por i specializuar në shkëmbimin e informacionit të kontaktit. Gjithashtu duhet theksuar se kanë ekzistuar disa aplikacione nga palë të treta që kanë mundur të kryejnë këtë veprim por në këtë rast zgjidhja vjen direkt nga Apple.

NameDrop është shumë i thjeshtë për tu përdorur. Thjeshtë mbani iPhone tuaj pranë iPhone të dikujt tjetër dhe kaq mjafton.

Do të shikoni një ndriçim në krye të dy pajisjeve që lë të kuptrohet se lidhja ka qenë e suksesshme dhe NameDrop do të shfaqet tek të dy pajisjet.

Sapo të lidhet do mund të shkëmbimi informacionin e kontaktit mes dy pajisjeve. Mund të pranoni informacionin e dikujt tjetër apo të dërgoni informacionin tuaj në të njëjtën.

Funksionaliteti është i disponueshëm vetëm për kontaktet e reja dhe nuk mund të përdoret për të përditësuar kontaktet ekzistuese. /PCWorld Albanian