Japonia dyshon se Kina qëndron pas një varg sulmesh kibernetike

Policia në Japoni dyshon se ushtria kineze qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive japoneze, duke përfshirë kompanitë e sektorit të mbrojtjes dhe agjencinë hapësinore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hetuesit në Tokio besojnë se Ushtria Çlirimtare e Popullit të Kinës (PLA) qëndron pas sulmeve kibernetike në rreth 200 kompani në Japoni, përfshirë Agjencinë Eksploruese Hapësinore të Japonisë (JAXA), Mitsubishi Electric dhe Universitetin Keio, njofton transmetuesi publik japonez NHK në një raport.

Policia u dorëzoi dokumente prokurorëve japonezë “mbi një anëtar të Partisë Komuniste Kineze me dyshimin e falsifikimit të regjistrave dixhitalë në lidhje me sulmet kibernetike”, thuhet në raport.

Personi, në të 30-at e tij, nuk është më në Japoni dhe thuhet se ka marrë me qira disa serverë që dyshohet se janë përdorur në sulmin e vitit 2016 ndaj JAXA.

Një inxhinier kompjuteri me profesion, dyshohet se “kanë marrë serverë me qira pesë herë me emra të rremë”.

Hetuesit zbuluan se detajet dhe kredencialet e serverëve i kaluan një grupi kinez hakerësh të njohur si “Tick”.

Sipas raportit, një tjetër kinez akuzohet gjithashtu për marrjen me qira të serverëve të shumtë në Japoni “duke përdorur identitete të rreme”. /aa