Qeveria japoneze planifikon të heqë masat për turistët e huaj në portat kufitare për shkak të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Synohet hapja e portave kufitare për turistët e huaj për të ringjallur sektorin e turizmit, i cili është dëmtuar nga pandemia në Japoni.
Agjencia Kyodo njoftoi se sipas burimeve të kabinetit, qeveria fillimisht do të rrisë numrin e pasagjerëve të pranuar aktualisht në vend nga 10.000 në 20.000.
Sipas kësaj, që nga fillimi i qershorit, grupet e vogla turistike të huaja do të lejohen të hyjnë në vend. Anëtarëve të grupeve do t’u kërkohet të kenë të paktën 3 doza vaksinë.
Në rast të zbulimit të rasteve me virus në pika të caktuara turistike të cilat do të vizitohen nga turistën, do të matet kapaciteti i reagimit të administratave vendore ndaj pandemisë.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, njoftoi se do të lehtësojnë masat kufitare për turistët e huaj “gradualisht” në përpjesëtim të drejtë me vendet e G-7.
Në vitin 2019 vendin e vizituan 32 milionë turistë të huaj.
Agjencia Japoneze e Turizmit njoftoi se pas kushteve socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19, 245.900 turistë të huaj erdhën në vend në vitin 2021. /aa








