Java që përdhos Amanetin e Zotit që kemi mbi supe…

Prof. Adnan Simnica

Java që përdhos Amanetin e Zotit që kemi mbi supe, dinjitetin e gjakut të dëshmorëve, të zhdukurve e grave të dhunuara, si dhe lotët e nanave e lokeve të bekuara.

Java që rrezikon ardhmërinë e brezave të kombit tonë, për të cilët u sakrifikua e u derdh aq shumë gjak.

Motoja “Edhe n’shtet, edhe n’shpi” nënkupton përhapjen e degjenerimit gjithkah e çdokund, kurse vlerat kombëtare, familjare e fetare askund.

Zoti i Madhëruar dëshmoi:
“Kur u thuhet atyre: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime!”. Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë çrregulluesit, ndonëse nuk e ndiejnë”
(Kuran, El Bekare: 11-12)

Zot, ruaje popullin tonë, amin!

Nga: Prof. Adnan Simnica