Të paktën shtatë pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur si pasojë e shpërthimit të një mine në afërsi të një shtëpie banimi në qytetin jemenas Al-Hudaida, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficeri i ushtrisë së Jemenit, Muhammed al-Shali, deklaroi për AA se incidenti ka ndodhur në vendin His, për të shtuar se ka dhe të plagosur.
Shali tha se ushtria e tyre po avancon në luftën kundër lëvizjes rebele shiite Husi, për çka siç tha, rebelët në tentativë për të ndaluar forcat qeveritare po vendosin mina anembanë vendit, sidomos në pjesën e bregut të detit të Zi.
Shali tha më tej se ekipet e deminimit janë duke punuar në gjetjen e këtyre fushave me mina, ndërkohë që rebelët nuk kanë komentuar rastin e fundit me shpërthimin në Al-Hudaide.
Që prej tre vitesh, Jemeni është skenë konfliktesh midis forcave të presidentit Abdurabu Mansur Hadi të mbështetura nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite, në njërën anë, dhe lëvizjes Husi, në anën tjetër.
Lëvizja rebele Husi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa zona të rëndësishme në shtet, ndërsa qeveria ndërkombëtarisht e njohur e Jemenit vepron nga qyteti port të Adenit.