Jepja dorën gruas së fortë

Jepja dorën asaj që pos punëve të veta i shërben ummetit dhe shoqërisë ku jeton.
Jepja dorën asaj që lexon, din dhe të mëson edhe ty.
Jepja dorën asaj që gatuan mirë dhe ti merr mësim nga ajo.
Jepja dorën asaj që rritë fëmijë me përkushtim dhe ti e merr si shembull.
Jepja dorën asaj që pret mirë mysafirin dhe ta len syrin çelë.
Jepja dorën asaj e cila adhuron Zotin, fal dhe jep me dorën e sajë.
Jepja dorën asaj e cila pas dhembjes dhe lotëve të falë buzëqeshje.
Jepja dorën asaj e cila ska ndihmë nga askush dhe ia del aq mirë mbanë.
Jepja dorën asaj e cila nuk bën dallime ndër njerëz nga edukata dhe morali i lartë.
Jepja dorën asaj e cila është ekonomiste dhe din ta menaxhojë shtëpinë dhe familjen.
Jepja dorën asaj të cilën ka dëshirë secili ta takojë dhe të ulet me te.
Jepja dorën asaj e cila dertin që ia the para sa vitesh e ka varrosë thellë në tokë dhe askush më nuk e di.
Jepja dorën asaj e cila dëgjoi fjalë jo të mira për ty dhe nuk ti tha asnjëherë sepse nuk dëshiroi të ju lëndojë.
Jepja dorën asaj e cila din të jep vullnet, është mirënjohëse dhe falenderuese.
Jepja dorën asaj e cila ju ik zënkave, qetëson situatën me fjalë të buta dhe pajton ato që acarrohen.
Jepja dorën asaj e cila nuk përgojon nuk të përqesh pavarësisht situatës jo të mirë që ju takoi.
Jepja dorën çdo gruas së fortë me shpresë se një ditë do bëhesh si ajo.
Jepja dorën, mos shkel as mos ke xhelozi ndaj asnjë gruaje e cila është pak më e lartë se ti, por merr mësim dhe krenohu nëse pate fatin të takosh një grua të tillë!

Emine Bajrami