Jeta është praktikë

Hoxhë Halil Avdulli

Jeta nuk është libër, e as nuk është studim, jeta është praktikë.
Gjithçka është ndryshe në mes asaj që ti e mendon për jetën, dhe në mes asaj që ti e përjeton në të.
Përvoja me vështirësitë dhe gëzimet e jetës, përplasjet dhe ngrohtësitë me njerëzit, të bëjnë të mendosh ndryshe, piqen emocionet, ndjenjat dhe vetëdija konkretizohet dhe vërteton cilësinë e saj.
Njeriu që s’ka hyrë në praktikën e jetës, nuk është përpëlitur në mes brigjeve të saj, ai është i papjekur, mendon shkurt, i papërvojshëm; ndaj dhe prej tij mos merr gjykim për çështjet e jetës sepse do të devijosh!
Nga jeta e mëson se si duket i miri, cilësori, pozitivi, profesionisti, specializanti, dhe si duket gënjeshtari, shtiracaku dhe dëmtori.

Nga: Halil Avdulli