Pavarësisht paralajmërimit se Lista Serbe do ta lëshojë qeverinë, përfaqësues të kësaj partie po marrin pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, është parë të ketë hyrë në ambientet ku po mbahet mbledhja e sotme e qeverisë. Ky i fundit pjesëmarrjen e kishte paralajmëruar edhe gjatë ditës së djeshme.








