Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Johnson kthehet në Britani, teksa pritet të garojë për kryeministër

Johnson kthehet në Britani, teksa pritet të garojë për kryeministër

Boris Johnson është kthyer në Britani pas dorëheqjes së Liz Truss. Ai ndodhej në Republikën Domenikane, ku po qëndronte në një resort luksoz me gruan dhe fëmijët e tij.

Pretendentët kryesorë për të zëvendësuar Liz Truss, janë ai dhe Rishi Sunak.

Johnson nuk ka folur ende zyrtarisht nëse planifikon të kandidojë për kryesinë e partisë.

Pothuajse gjysma e të gjithë deputetëve konservatorë – 169 nga 357 – kanë dalë publikisht se kë duan për të pasuar Liz Truss

Shifra aktuale sipas BBC janë:

Rishi Sunak – 102 deputetë

Boris Johnson – 46 deputetë

Penny Mordaunt – 21 deputetë