Joshua pranon kërkesën e Furyt për meç, caktohet data dhe lokacioni

Anthony Joshua është pajtuar me kërkesat e Tyson Furyt për një meç në fund të këtij viti.

Të dy boksierët ishin në gatishmëri për t’u përballur me njëri-tjetrin, por ajo që pengonte në këtë drejtim ishin data dhe lokacioni, transmeton lajmi.net.

Të paktën kështu raporton Sky Sport.

Tani duket se kanë kaluar mospajtimet në lidhje me këtë çështje dhe përballja pritet të zhvillohet më 3 dhjetor në Principally Stadium, në Cardiff.

Për Joshuan do të jetë një mundësi e artë që të ridëshmohet ndaj boksierit më të fortë aktualisht.

Fury nuk e ka asnjë humbje në karrierën e tij në boks, statistikë kjo që do të tentohet të bëhet e paprekshme nga “Gypsy King”.