Juncker ndërpritet nga gruaja në konferencën, ja si i referohet asaj

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, u detyrua të ndërpresë një fjalim në një samit kyç sot për të pranuar një telefonatë – nga gruaja e tij, Christiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Juncker u detyrua të ndërpriste celularin e tij tre herë, derisa gjendej në një konferencë me udhëheqësit arabë në Egjipt.

Por kur telefoni cingëroi për të tretën herë, ai ndërpreu fjalimin e tij për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe tregtinë, duke thënë: ‘Do të ndalem këtu sepse telefoni po bie. Dhe kërkoj falje’.

Pasi tha disa fjalë jo të qarta në celularin ai nxiti të qeshura kur ai zbuloi: “Ishte i dyshuari i zakonshëm – gruaja ime”.

Komentet e tij provokuan gjithashtu qeshje edhe midis përkthyesve zyrtarë të BE që mbulonin konferencën për shtyp.