Juventus ka pranuar ofertë zyrtare nga Man Utd për Ronaldon

Kthesa të papritura për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Pas konfirimimit të largimit nga Juventus, fillimisht u mendua se destinacioni i ardhshëm i tij do të jetë Manchester City.

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ishte në kontakte të vazhdueshme me Manchester Cityn për një lëvizje të mundshme tek ekipi i “Citizens”, megjithatë duket se destinacioni i tij i ardhshëm ka marrë kahje tjetër.

Mancehster City janë larguar nga gara për të nënshkruar me portugezin, dhe tani ekipi tjetër nga Manchesteri ka hyrë në garë për të, dhe transferimi i tij tani është afër të ndodhë.

Juventus tani ka marrë ofertën zyrtare të propozuar nga Man Utd për Ronaldon, raporton Fabrizio Romano.Sipas Romanos, transferimi është më afër se kurrë për të ndodhur, dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit për tu zgjidhur.Ronaldo dëshiron të ri-bashkohet me Man Utd, dhe ai është gati për të pranuar ofertën sa më shpejtë që të jetë e mundur, ka shtuar ndër të tjera Fabrizio.