Juventus rivalizon Romën për Granit Xhakën

Juventus i është bashkuar garës me Romën për shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka.

Shqiptari ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyeshme te “Topçinjtë”, por me shumë gjasa do largohet në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Sipas Calciomercato, Xhaka ka marrëveshje me Romën dhe dëshiron kalimin në “Stadio Olimpico”, por gjithashtu Juventus shihet si mundësi e mirë.

Mediumi italian raporton se Xhaka nuk do ta pres Romën përgjithmonë dhe negociatat që janë në fazën finale janë duke marrë shumë kohë, andaj kjo mund t’ia hap derën Juves.

Duke marrë parasysh super paraqitjen në “Euro 2020” me Zvicrën, Juventus është duke vëzhguar edhe më nga afër situatën e mesfushorit.

Ndërkohë, Arsenal për Xhakën kërkon më shumë se 20 milionë euro, kurse oferta e fundit e Romës ishte 12 milionë euro plus tre milionë euro bonuse.

Tani, varet nga klubi italian ta mbyll marrëveshjen, ose “Zonja e Vjetër” do bëj ofertën e parë.