Në qytetin e Gazës, mes vështirësive të përditshme, një kafene e rindërtuar nga rrënojat është kthyer në vendtakim për tifozët e futbollit që ndjekin përballjen “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Edhe pse mungesa e energjisë elektrike i detyron shumë prej tyre ta ndjekin ndeshjen nëpërmjet telefonave, atmosfera mbetet e gjallë. Tifozët brohorasin për skuadrat e tyre të preferuara, ndërsa disa parashikojnë fitoren e Barcelonës, pavarësisht se Real Madridi udhëhiqte 1-0.






