Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kamboxhia, të paktën 10 të vdekur nga uji i kontaminuar

Kamboxhia, të paktën 10 të vdekur nga uji i kontaminuar

Të paktën 10 persona humbën jetën pas helmimit nga uji i kontaminuar në Kamboxhia, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Shëndetësisë në Kamboxhia tha se uji në qytetin Kratie ishte i ndotur me pesticide bujqësore dhe se hetimi mbi rastin është në vazhdim.

I njëjti burim raportoi se të 10 persona humbën jetën nga helmimi me ujë dhe se të paktën 120 të tjerë u shtruan në spital.

Autoritetet kompetente janë duke kryer testim laboratorik të ujit dhe njëkohësisht zhvillohet një hetim se si pesticidet kanë hyrë në rrjetin e ujësjellësit.