Kamerat dhe inteligjenca artificiale: Një sistem që paralajmëron motoçiklistët dhe çiklistët për rreziqet

Çiklistët dhe motoçiklistët janë veçanërisht të prekshëm në trafikun rrugor. Rrjedhimisht, startupi Roadio ka zhvilluar një sistem paralajmërimi për drejtuesit e biçikletave elektronike dhe motoçiklistët për të parandaluar aksidente të rënda.

Sistemi mund të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve për përplasje të mundshme deri në gjashtë sekonda përpara. Këto paralajmërime vlejnë për hapësirën deri në 125 metra përpara makinës me dy rrota. Gjithashtu, paralajmërime shtesë lëshohen nëse një biçikletë ose motoçikletë i afrohet automjetit përpara brenda 60 metrave.

Alarmet i dërgohen shoferit me dy rrota nëpërmjet telefonit inteligjent. Sistemi përdor dy kamera, të ashtuquajturat “syri i peshkut” dhe inteligjenca artificiale (AI) për vëzhgimin e mjedisit. Njëra nga këto kamera është e vendosur në pjesën e përparme, ndërsa tjetra në anën e pasme.

Ky sistem, i cili është projektuar si për motoçikletat elektrike, ashtu edhe për biçikletat elektronike, ofron një pamje 360 gradë të mjedisit falë kamerave të lartpërmendura, të cilat analizojnë vazhdimisht të gjitha burimet e mundshme të rrezikut.

Përveç kësaj, kamerat regjistrojnë vazhdimisht trafikun. Megjithatë, kjo veçori mund të jetë problematike në vendet që kanë rregulla strikte për mbrojtjen e të dhënave.

Le të shtojmë se kompania është themeluar nga ish-punonjës të Uber, Apple dhe Tesla dhe ata ende nuk e kanë shpallur çmimin e sistemit të paralajmërimit të përplasjes. Tashmë ka marrëveshje me kompanitë që dëshirojnë ta instalojnë sistemin në biçikletat dhe motoçikletat e tyre në të ardhmen e afërt.