Shkëlqeu me het-trik, Donis Avdijaj në formacionin e javës në Austri

Donis Avdijaj ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit austriak me skuadrën e tij TSV Hartberg.

Ylli nga Kosova ka qenë fantastik të dielën në mesditë, ku ishte më meritori për fitoren e skuadrës së tij TSV Hartberg 3-2 ndaj Austria Klagenfurt.

Avdijaj ishte i pandalshëm për mbrojtjen mysafire duke arritur të realizoj het-trik në këtë sfidë për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Sulmuesi dardan mori notën 9,8 nga SofaScore dhe është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit austriak.