Kamioni mbyt një këmbësor në Prishtinë

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamion) dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e mjekësisë familjare nr. IV.

Lidhur me këtë aksident ngasësi i automjetit, M. J mashkull 39 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Gjithashtu me urdhër të prokurorit edhe automjeti është konfiskuar nga ana e policisë.

Ndërsa trupi i viktimës M. L mashkull, 60 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.