Kanada, rihapet ura “Ambassador” e mbyllur nga kamionistët që protestuan kundër vaksinës

Është hapur sërish ura “Ambassador” në kufirin me SHBA-në e cila u mbyll për trafikun në protestën që shoferët e kamionëve në Kanada zhvilluan kundër kufizimeve të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hapja e urës u njoftua nga zëdhënësja e “Detroit International Bridge Company” e cila menaxhon urën “Ambassador” që u mbyll për trafikun nga shoferët e kamionëve që protestuan kundër kufizimeve të COVID-19.

Drew Dilkens, kreu i bashkisë së qytetit Windsor në rajonin Ontario të Kanadasë deklaroi se “Sot, kriza jonë ekonomike kombëtare në urën ‘Ambassador’ ka përfunduar”.

Ai theksoi se kalimet në urë do të mundësohen kur zyrtarët e policisë dhe kufitare të vendosin se është e sigurt.

Ndërkohë hapjen e urës e ka njoftuar edhe Shërbimet Kufitare të Kanadasë.

Ndërkohë zyrtarët e policisë Windsor kanë njoftuar se janë arrestuar rreth 30 protestues.

Gjithashtu zyrtarët kanë thënë se shumë automjete në afërsi të urës “Ambassador” janë tërhequr.

Kryetari i bashkisë Ottawa, Jim Watson ka thënë se është arritur marrëveshje mes bashkisë dhe kamionistëve që protestuan kundër vaksinës në kryeqytetin Ottawa.

Ai tha se kamionistët kanë pranuar të largohen nga pozicionet e tyre dhe se do të tërheqin kamionët e tyre në rrugët e caktuara.

Udhëheqësit e industrisë së automjeteve që u prekën më shumë nga bllokada, më 10 shkurt me mbështetjen e drejtuesve të qytetit Windsor iu drejtuan gjykatës së lartë në Ontario për hapjen e urës.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Ontario të Kanadasë, Geoffrey B. Morawetz, më 11 shkurt mori vendimin për hapjen e urës “Ambassador”.

Ura “Ambassador” e cila lidh Windsorin me Detroitin në SHBA, ndodhet në pozicionin e kalimit të rëndësishëm tregtar mes Kanadasë dhe SHBA-së në të cilën qarkullojnë çdo ditë rreth 400 milionë dollarë. /aa