Kancelari gjerman ka njoftuar se do të ndajë 100 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Ushtria gjermane do të marrë 100 miliardë euro (113 miliardë dollarë) nga buxheti federal, si investime dhe projekte në armatime, duke e çuar ndihmën financiare të shpenzimeve vjetore në mbi 2% të PBB-së, njoftoi sot kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Gjermania që tani e tutje, vit pas viti, do të investojë më shumë se 2% të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtjen tonë”, shtoi Scholz, duke iu drejtuar një mosmarrëveshjeje të gjatë midis Berlinit dhe Uashingtonit.

“Ne po përjetojmë një epokë të re”, u tha Scholz ligjvënësve në një seancë speciale të parlamentit të Bundestagut në Berlin, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi gjithashtu ndërtimin e dy terminaleve të reja për gazin natyror të lëngshëm në përgjigje të konfliktit në Ukrainë.

“Terminalet do të vendosen në Brunsbüttel und Wilhelmshaven në Gjermaninë veriore”, tha ai.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania vuri në pritje projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i projektuar për të sjellë gazin natyror rus direkt në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik.

Fjalimi i Scholz erdhi pasi Ministria e Transportit e Gjermanisë konfirmoi se vendi do të mbyllte hapësirën e tij ajrore për fluturimet ruse nga ora 14:00 GMT, për tre muajt e ardhshëm. Kjo pason njoftime të ngjashme nga një numër vendesh evropiane.