Kancelari gjerman mohon ndonjë përfshirje në skandalin e mashtrimit tatimor

Politikanët e opozitës pohojnë se Scholz dhe ndihmësit e tij ushtronin ndikim politik gjashtë vite më parë për të ndihmuar ‘Bankën Warburg’ që të shmangë kthimin e 47 milionë eurove në kompensimin e paligjshëm të taksave

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka hedhur poshtë pretendimet e politikanëve të opozitës se ai ishte përfshirë në skandalin e mashtrimit tatimor gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Hamburgut në vitin 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk kam pasur asnjë ndikim në procedurat tatimore të ‘Bankën Warburg’“, u tha Scholz ligjvënësve, teksa dëshmoi për herë të dytë në komitetin hetimor të parlamentit të Hamburgut, që po heton skandalin shumë miliardë eurosh ‘cum-ex’.

Politikanët e opozitës pohojnë se Scholz dhe ndihmësit e tij ushtronin ndikim politik gjashtë vite më parë për të ndihmuar ‘Bankën Warburg’ që të shmangë kthimin e 47 milionë eurove në kompensimin e paligjshëm të taksave.

Scholz argumentoi se akuzat janë të pabaza dhe se ato janë vetëm spekulime pa asnjë provë mbështetëse.

“Nuk ka pasur asnjë ndikim politik”, theksoi Scholz, duke iu referuar vendimit të autoriteteve tatimore të Hamburgut në atë kohë për ‘Bankën Warburg’.

Sipas prokurorëve të shtetit gjerman, dhjetëra institucione financiare, përfshirë ‘Bankën Warburg’, u përfshinë në një mashtrim masiv të tregtimit të aksioneve me vite dhe këto institucione i ndihmonin klientët e tyre të mashtrojnë qeveritë duke kërkuar kthimin e parave për një taksë që kurrë nuk e kanë paguar.

Skandali ‘cum-ex’ vlerësohet se u ka kushtuar taksapaguesve gjerman më shumë se 12 miliardë euro. /aa